
Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori tha mbrëmjen e sotme se ka dyshimet të forta se në numërimin e votave për kandiatët është bëtë kërdia.
Ai theksoi se përveç ndërhyrjeve muaj para zgjedhjeve, ditën e tyre të gjithë rrugaçët pozicionohen në qendra e votimit për të kërcënuar qytetarët.
Qori tha gjithashtu se nuk ka nevojë për numërues partish dhe se votat duhet të numërohen nga KQZ-ja.
“Ne kemi mbrojtur të gjitha votat tona. I kemi numëruar votat tona dhe ai mandat që kemi fituar, nuk bëhet as zero e as dy. Ne jemi të interesuar për zgjedhje normale. Problemet kryesore janë përpara zgjedhjeve. Por edhe në ditën e zgjedhjeve, thuajse në çdo qendër votimi, stacionohen te dera e shkollës halabakëria e lagjes, të qeverisë dhe përpiqet të ndikojnë tek mënyra sesi qytetarët votojnë. Kjo ndodh rëndomtë tek dita e zgjedhjeve. Kur vjen puna tek numërimi i votave për kandidatët, ka dyshime të forta se mund të jetë bërë kërdia. Kjo, sepse brenda një partie një kandidat më i fortë fiton ndaj më të dobëtit. Nëse ndryshimi është substancial, dyshoj se është krim në bashkëpunim, duhet parë hierarkia e urdhërdhënies. Nëse KQZ numëron saktë, pse kemi numërues partish? Ata që bëjnë punën mos jenë numërues të partive. S’mund të vazhdojë më me numëruesit e partive. Mund të vendosim numërues votash anëtarin e Gjykatës së Lartë, pedagogun, që ka një licencë, që ka shumë për të humbur që të jetë numërues i ndershëm.” – tha Qori në Log në News24.