Vendosni fjalën kyçe....

Policia greke në kërkim të shqiptarit Romeo Nazifi pas dhunës ndaj punonjësit të pastrimit në Athinë


Policia greke ka shpallur në kërkim shtetasin shqiptar Romeo Nazifi, 34 vjeç, i cili u filmua duke dhunuar një punonjës të pastrimit publik në Athinë gjatë natës. Ngjarja ndodhi në Agios Nikolas, ku një automjet me tre pasagjerë ndaloi pas një makine pastrimi. Pas një debati, tre të rinjtë dolën nga mjeti dhe sulmuan fizikisht një prej punëtorëve.

Pamjet e incidentit u bënë virale në rrjetet sociale, duke sjellë reagime të forta. Policia greke ka arritur të identifikojë njërin prej autorëve, Romeo Nazifi, i cili ka një histori të gjatë me drejtësinë, duke qenë i akuzuar për vjedhje, raste droge, grabitje, dhunë në familje dhe përdorim arme. Në vitin 2022, ai u plagos me armë zjarri jashtë një lokali në Burnazi.

Autoritetet po vijojnë kërkimet për kapjen e tij, ndërsa hetimet për ngjarjen po vazhdojnë për të identifikuar edhe dy personat e tjerë të përfshirë.