Vendosni fjalën kyçe....

Kosova do presë 50 emigrantë të dëbuar nga SHBA-ja


Kosova do presë 50 emigrantë të dëbuar nga SHBA-ja.

Vendimi u mor sot nga qeveria Kurti ku theksohet se emigrantët do qëndrojnë për të lehtësuar kthimin e tyre në vendin e prejardhjes.

Sipas kryeministrit në detyrë Kurti, 50 emigrantët do përzgjidhen nga një listë e propozuar dhe gjatë qëndrimit në vend ata do zbatojnë ligjet e vendit.

“Miratuar vendimin për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për pesëdhjetë (50) persona, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet  Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Personat subjekt të këtij Vendimi, gjatë kohës së qëndrimit në Republikën e Kosovës, do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.” – thuhet në vendimin e qeverisë së Kosovës.