Vendosni fjalën kyçe....

Hapet gara për drejtuesit e pesë komisariateve në Policinë e Shtetit


Policia e Shtetit ka hapur një garë për drejtimin e pesë komisariateve në vend, përfshirë Komisariatin nr.2 në Tiranë dhe Komisariatin e Himarës, pas dorëheqjepve të fundit të drejtuesve të tyre. Shefi i Komisariatit të Himarës, Neritan Buzi, dha dorëheqjen ditë më parë, ndërsa shefi i Komisariatit nr.2, Ritvan Pali, u largua nga detyra pas arrestimit të ish-policit Altin Morina, megjithëse ka vijuar të qëndrojë në detyrë deri më sot.

Përveç këtyre dy komisariateve, gara është hapur edhe për drejtimin e Komisariatit të Policisë Kufitare në Aeroportin e Rinasit, Komisariatit të Policisë Kufitare në Dibër dhe Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë.

Ndërkohë, ende nuk është hapur gara për drejtorët e departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një proces që pritet të zhvillohet në një fazë të mëvonshme.