Vendosni fjalën kyçe....

Dështon për të 29-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës


Ka dështuar për të 29-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Procesi ka nisur më 15 prill dhe tashmë ka hyrë në ngërç. N

ë seancën e sotme nuk u plotësua kuorumi për ngritjen e komisionit për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit. Seanca e radhës është lënë për të mërkurën paradite.

Sipas kreut të PDK-së Memli Krasniqi ajo që po ndodh e ka kapërcyer çdo arsye e logjikë.

Ndërkohë deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka deklaruar se forca politike ku bën pjesë është e gatshme për qeveri të opozitës, ndërsa theksoi se pret që Vetëvendosje të reflektojë.