Vendosni fjalën kyçe....

Amazon do investojë 20 miliardë dollarë në SHBA


Amazon tha të hënën se planifikon të investojë të paktën 20 miliardë dollarë në Pensilvani për të zgjeruar infrastrukturën e qendrave të të dhënave, duke shtuar miliarda dollarë që gjiganti i teknologjisë ka angazhuar për zgjerimin e inteligjencës artificiale.

Kjo nënvizon angazhimin e Big Tech për të bërë investime të mëdha për të mbështetur teknologjinë gjeneruese të inteligjencës artificiale në lulëzim, ndërsa kompanitë më të mëdha në botë konkurrojnë me njëra-tjetrën për të ofruar modelet më të sofistikuara të inteligjencës artificiale dhe shërbimet cloud, shkruan Reuters.

Investimi në Pensilvani vjen më pak se një javë pasi Amazon tha se do investojë 10 miliardë dollarë në Karolinën e Veriut dhe njoftoi planet për të investuar më shumë se 5 miliardë dollarë në infrastrukturën e saj të re cloud në Tajvan.

Investimi do krijojë 1,250 vende pune dhe do mbështesë mijëra të tjera në zinxhirin e furnizimit të qendrave të të dhënave të Amazon Ëeb Services, tha kompania.

Shpenzimet kapitale të Amazon arritën në total rreth 25 miliardë dollarë në tremujorin e parë dhe kompania ka thënë se pret të ruajë atë nivel shpenzimesh për pjesën tjetër të vitit.

Amazon nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për hollësi shtesë nëse investimi prej 20 miliardë dollarësh ishte pjesë e planeve të shpenzimeve kapitale të shpallura më parë.

Kompania gjithashtu nuk specifikoi një afat kohor për investimin e saj.