Vendosni fjalën kyçe....

Trump falënderon Gardën Kombëtare për reagimin ndaj protestave në Los Anxhelos dhe ndalon përdorimin e maskave në protesta


Presidenti Donald Trump falënderoi të dielën në mëngjes Gardën Kombëtare për “punë të shkëlqyer” në reagimin ndaj demonstratave anti-ICE në Los Anxhelos, Kaliforni. Ai njoftoi gjithashtu se maskat nuk do të lejohen më në protestat e ardhshme, përcjell Fox News.

Duke sulmuar guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, dhe kryebashkiaken e Los Angelesit, Karen Bass, Trump i vlerësoi lart Gardën Kombëtare për veprimin e tyre gjatë dy ditëve të trazirave dhe përplasjeve.

“Puna e Gardës Kombëtare në Los Angeles pas dy ditësh dhune, përplasje dhe trazirash ishte e shkëlqyer. Ne kemi një guvernator të paaftë (Newscum) dhe një kryebashkiake (Bass) që, si gjithmonë (mjafton të shikosh mënyrën se si menaxhuan zjarret dhe tani katastrofën e lejeve shumë të ngadalta, ndërsa lejet federale janë plotësisht në rregull), nuk ishin në gjendje të përballonin situatën,” shkruajti Trump në platformën e tij Truth Social.

Ai paralajmëroi:

“Këto protesta radikale të majta, të nxitura nga provokatorë dhe shpesh nga njerëz të paguar për trazira, NUK DO TË TOLEROHEN. Po ashtu, nga tani e tutje MASKAT NUK DO TË LEJOHEN të përdoren në protesta. Çfarë kanë këta njerëz për të fshehur, dhe përse??? Përsëri, faleminderit Gardës Kombëtare për punë të shkëlqyer!”