
Një ngjarje me armë zjarri është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë, ku një konflikt mes dy komshinjve ka përfunduar me një person të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 07:50, shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., 31 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.