Vendosni fjalën kyçe....

Erion Braçe kritikon barazimin me Serbinë: Duhet të kishim fituar, Serbi më të dobët se kjo nuk do të gjejmë më



Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas barazimit 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe është shprehur kritik ndaj rezultatit, duke theksuar se kuqezinjtë kishin mundësi reale për fitore, ndërsa Serbia, sipas tij, ishte në një nga paraqitjet më të dobëta.

“Duhej ta kishim fituar, dreqi ta hajë! Ishin në pikë të hallit, Serbi më të dobët se kjo nuk gjejmë më!”, shkruan Braçe, duke theksuar se Shqipëria pati pesë raste të pastra për gol, përfshirë një penallti të pretenduar.

Deputeti thekson se ekipi kishte nevojë vetëm për më shumë qetësi dhe profesionalizëm para portës. Në fund, ai i bën thirrje kombëtares që të japë maksimumin në përballjen e kthimit: “Tani duhet t’i mundim në Beograd!”