Vendosni fjalën kyçe....

IDF udhëzon banorët palestinezë të evakuojnë zonat veri-perëndimore të Gazës


Zëdhënësi arab i Forcave Izraelite të Mbrojtjes, Avichay Adraee, ka dhënë një urdhër evakuimi për banorët palestinezë që jetojnë në veri-perëndim të Gazës dhe në lagjen al-Nahda në Jabalya, duke u kërkuar atyre të zhvendosen drejt jugut gjatë ditës së shtunë, përcjell The Jerusalem Post.

“Forcat Izraelite do të sulmojnë çdo zonë që përdoret për lëshimin e raketave,” tha ai. “Përgjegjësia për evakuimin, zhvendosjen dhe vuajtjet e popullsisë i takon organizatave terroriste, kryesisht Hamasit.”

“Për sigurinë tuaj, evakuoni menjëherë drejt jugut!” përfundoi zëdhënësi.