
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj punimeve në ish-burgun e Spaçit, duke i cilësuar si një përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimeve të diktaturës.
Sipas tij, ndërhyrjet janë “pretekst për të mbrojtur xhelatët” dhe një tentativë nga Edi Rama për të “lakuar të shkuarën e errët të regjimit komunist”, që ai e quajti “ana e drejtë e historisë”.
“Është indirekt përdorimi i një preteksti për të shuar gjurmët, për të mbrojtur xhelatët e diktaturës.
Është një shkelmin për së dyti, i asaj i atij kalvari që ka ndodhur në atë kamp dhe Edi Rama mendon se me suva do mund të shuajë veprën e etërve të tij barbarë.
Është thjesht përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojëra, gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp, ndaj qindra dhe mijëra shqiptarëve.
Është dëshmi tjetër se, si ky pasardhës i një xhelati të diktaturës komuniste, përpiqet që të zvogëlojë aktet çnjerëzore të atij regjimi që ky e quajti; ana e drejtë e historisë”, tha ai.