
Avokati Altin Goxhaj ka njoftuar se ka fituar një çështje gjyqësore në Gjykatën Administrative, në të cilën ishte paditur nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe disa shoqata që përfaqësojnë komunitetin LGBQ.
Çështja kishte të bënte me një episod të ndodhur tre vite më parë, kur Koalicioni i Familjes – një organizatë që Goxhaj e mbështet publikisht – kundërshtoi shfaqjen e filmit të animuar të kompanisë Walt Disney, “Strange World”, në një kinema në Tiranë.
Sipas Goxhajt, ndalimi i shfaqjes kishte si qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja që ai e konsideron të papërshtatshme për moshat e mitura.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, avokati Goxhaj u shpreh se ndaj tij ishte kërkuar publikisht një ndjesë për ndalimin e shfaqjes së filmit.
Ai e cilësoi fitoren si një hap të rëndësishëm në mbrojtje të familjes dhe të drejtave të prindërve për edukimin e fëmijëve.
“Komisioneri dhe përfaqësues të shoqatave nuk u paraqitën në seancë, çka sipas tij tregon mungesë përgatitjeje për të përballuar çështjen në aspektin juridik”, shkroi Goxhaj në rrjete sociale.
Ai kritikoi gjithashtu miratimin e disa ligjeve të fundit në Kuvend që, sipas tij, përkrahin agjendën LGBQ dhe u shpreh i shqetësuar për mungesën e kundërshtimit nga ana e publikut.
Postimi i Goxhajt:
Sot me Studion Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm (@altingoxhaj & eraldaga fituam Gjyqin e radhës në Gjykatën Administrative kundër Komisionerit kundër Diskriminimit dhe Shoqatave LGBQ që kërkonin nga unë personalisht të kërkoja falje pse me @koalicioni_i_familjes ndaluam filmin e WaltDisney “Strange World” për ti “mësuar fëmijët se si të jenë gay është gjëja më normale më e mirë e mundshme” në Kinema Millenium 3 vjet më parë. As Komisioneri i Sorosit dhe as Xheni Karaj nuk u paraqitën në Gjykatë se nuk e përballonin dot emocionalisht humbjen e radhës 😀 Ju e dini që ne do ti mbrojmë fëmijët tuaj por si do ja bëjmë kur në Parlament Rama me 86 vota + Tikun e Soros + Arlindin e LGBQ të miratojë pa rezistencë ligjet LGBQ të “pasaportës europiane” se ju që refuzuat të më jepni votën i latë familjet tuaja pa asnjë mbrojtje