Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i fortë në Burrel, plagosen 4 persona


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku janë plagosur katër persona.

Ngjarja ka ndodhur te ish-Agjencia në Burrel ku dy mjete janë përplasur e për pasojë janë lënduar katër persona të cilët janë dërguar në spital.

Njoftimi

“Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish- Agjensia”, në Burrel, shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.”