Vendosni fjalën kyçe....

Sot tentativa e 26 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës


Vazhdon edhe sot përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në një tjetër tentativë, tashmë e 26-ta me radhë. Deputetët pritet të mblidhen në orën 11:00, për të vijuar seancën plenare dhe për të tentuar sërish krijimin e strukturave të Kuvendit të legjislaturës së nëntë.

Të hënën, përpjekja e 25-të për konstituim dështoi përsëri. Kryesuesi Avni Dehari u bëri thirrje subjekteve parlamentare, të cilat ende nuk kishin propozuar emra për anëtarë të komisionit zgjedhor  të nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë  që ta bëjnë një gjë të tillë. Megjithatë, partitë në fjalë nuk paraqitën asnjë propozim.