Vendosni fjalën kyçe....

Taksisti bëhet DJ – Vajzat dëfrejnë në 3 të mëngjesit në Tiranë


Një taksist në Tiranë, përveç punës së tij të zakonshme është bërë edhe DJ…për pak minuta në orën 3 të mëngjesit.

Disa vajza shihen teksa dalin nga taksia dhe ia marrin valles për qejfin e tyre, pa e prishur terezinë fare, ndërkohë që nga taksia kumbon me zë të lartë kënga popullore mjaft e e njohur “Valle kosovare” e kënduar nga Shpat Kasapi.

Nga logo e mjetit shihet se bëhet fjalë për kompaninë Free Taxi e cila në mënyrë origjinale ka zgjedhur të përshtasë personazhet e “The Simpson” si logo në mjetet e saj.

The Simpson përfaqësojnë antikonformizmin në kulturën amerikane; përfaqësojnë “Amerikën që tallet me Amerikën”, por me sa duket në Tiranë kjo filozofi është shkrirë me damarin vendas mesdhetar dhe dëfrimin e pazakontë.