
Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ka paraqitur dorëheqjen nga posti i tij. Onuzi e ka dorëzuar dorëheqjen pranë Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Onuzi u emërua në krye të Gardës së Republikës më 10 shtator 2024 dhe ka qëndruar në këtë detyrë për rreth 9 muaj. Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë ende publike.