Vendosni fjalën kyçe....

Vota e diasporës, KQZ: DHL konfirmon se çdo zarf u tërhoq dorazi, shkeli marrëveshjen për nënkontraktimin e palëve të treta


KQZ-ja ka bërë një sqarim lidhur me akuzat për shpërndarjen e fletëvotimeve të diasporës përmes DHL-së. Sipas KQZ, kompania në fjalë ka dorëzuar provat sipas të cilave çdo zarf është tërhequr me firmën e zgjedhësit.

Institucioni i drejtuar nga Celibashi i është përgjigjur shoqatës “Diaspora e lirë” ku thotëe se po kontrollon firmat e të gjithë zgjedhësve që kanë votuar nga Greqia dhe ia ka dorëzuar ato PD-së.

Ndërkohë lidhur me shpërndarjen e fletëve të votimit përmes kompanive nënkontraktuese, KQZ-ja thotë se DHL-ja ka shkelur kontratën pasi nuk e ka pasur autorizimin për ta bërë këtë.

“Kompania DHL siguron se dërgesat janë procesuar në përputhje me procedurat standarde të cilat përfshijnë Direct Signature (firmosje të personit marrës) në dorëzim. (referuar shkresës  protokolluar me tonën me nr. Prot., 4009/1, datë 12.05.2025). Të gjithë marrësve të dërgesave/ votave pa përjashtim u është dërguar sms ose e- mail. Vetëm në rastet e mungesës së numrit të telefonit apo një emaili jo aktiv nuk është arritur të dërgohet njoftimi. Referuar termave të kontratës dhe termave të procedurës së prokurimit alternativa e nënkontraktimi është vendosur jo nga ana e autoritetit kontraktor/KQZ. Pra nuk është lejuar nënkontraktimi. Aktualisht, procesi ndodhet në fazën e verifikimit të nënshkrimeve të personit/personave marrës në dorëzim. Deri në këtë moment, nuk është evidentuar apo denoncuar ndonjë rast konkret në KQZ që ngre dyshime për tejkalim të numrit të lejuar të zarfeve në raport me anëtarët e familjes votues. Çdo informacion i tillë, nëse paraqitet, do të trajtohet përmes procedurave të parashikuara për verifikim dhe hetim të pavarur”, thuhet në reagimin e KQZ-së, shkruan Shqiptarja.

Në fund KQZS thotë se është e gatshme për auditimin e procesit pas kërkesës së bërë nga koalicionit PD-ASHM.

“Në bazë të indicieve që një pjesë e shërbimeve, përfshirë shërbimet postare të përfshira në procesin zgjedhor, mund të jenë kontraktuar në mënyrë të pautorizuar (nëse kontrata në fuqi lejon ose ndalon praktikën e nënkontraktimit, në veçanti për shërbime postare me natyrë elektorale), sqarojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lidhur kontratën me objekt “Shërbimi postar për zgjedhësit nga jashtë vendit” në datë 4 prill 2025, me nr. 1358/20 prot., me operatorin ekonomik “DHL International Albania” sh.p.k. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve referuar pikave 1 dhe 2, neni 89 i Vendimit nr. Nr. 285, date 19.5.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, të Këshillit të Ministrave, Tiranë më 02/06/2025 gjatë zhvillimit të procedurës, në dokumentat standarde të tenderit i është përgjigjur me jo lejimit të nënkontraktimit.” – thuhet më tej në kthimin e përgjigjes nga KQZ-ja.

Përgjigja e KQZ-së: KQZ-DIASPORA