Vendosni fjalën kyçe....

Rusia përcakton kushtet për paqen, kufizim të ushtrisë së Kievit e heqje dorë nga territoret e pushtuara


Rusia i tha Ukrainës në bisedimet e paqes të hënën se do të pranonte t’i jepte fund luftës vetëm nëse Kievi heq dorë nga pjesë të mëdha të territorit dhe pranon kufizime në madhësinë e ushtrisë së saj, sipas një memorandumi të raportuar nga mediat ruse.

Ukraina i ka hedhur poshtë vazhdimisht kushtet ruse si të barabarta me kapitullimin e saj. Delegacionet nga palët ndërluftuese u takuan një orë, për raundin e dytë të negociatave që nga marsi i vitit 2022.

Ata ranë dakord të shkëmbejnë më shumë të burgosur lufte, duke u përqendruar te më të rinjtë dhe më të plagosurit rëndë dhe të kthejnë trupat e 12,000 ushtarëve të vdekur.

Nuk pati asnjë përparim në një armëpushim të propozuar që Ukraina, aleatët e saj evropianë dhe Uashingtoni i kanë kërkuar të gjithë Rusisë ta pranojë.

Moska thotë se kërkon një zgjidhje afatgjatë, jo një pauzë në luftë; Kievi thotë se Putini nuk është i interesuar për paqe. Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të tërhiqen nga përpjekjet e tyre të ndërmjetësimit nëse të dyja palët nuk tregojnë përparim drejt një marrëveshjeje, shkruan Reuters.