
14496 gjoba janë vënë nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë javës së shkuar.
Raporti thotë gjithashru se 49 persona janë arrestuar m e 15 prej tyre për drejtim mjetio në gjendje të dehur ose pa patentë.
Përveç kësaj gjatë kontrolleve janë bllokuar 40 makina e janë pezulluar 21 leje drejtimi.
Njoftimi
“Vijojnë kontrollet me dronë, radarë dhe kamera, si dhe me prani të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore. Gjatë javës së fundit, si rezultat i intesifikimit të kontrolleve:
49 shtetas janë arrestuar/proceduar për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor. 15 prej arrestimeve, për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur/ose pa leje;
4 persona kapur në kërkim, për vepra të ndryshme penale;
40 automjete janë bllokuar;
janë vënë 14 495 masa administrative;
21 leje drejtimi janë pezulluar;
Policia Rrugore vijon apelimin për përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, njëkohësisht fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.”