
Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani.
Pas daljes nga SPAK, Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj gjyqtares së hetimit paraprak në aferën “Partizani”, Irena Gjoka, duke akuzuar atë për falsifikim dokumentesh dhe lidhje me krimin e organizuar. Berisha publikoi një kontratë qiraje, të cilën pretendon se Gjoka e ka falsifikuar për të justifikuar “paratë e krimit”. Sipas Berishës, kontrata është pranuar si dokument zyrtar pa asnjë noterizim dhe me qëllim mbrojtjen e saj nga figura të fuqishme brenda sistemit.
Berisha akuzon Manjen për marrjen e 500 mijë eurove. Ai thekson se, megjithë faktin që Tatimet e Fierit nuk kanë asnjë gjurmë për pagesat e pretenduara prej 60 milionë lekësh, këta zyrtarë pranojnë dhe mbështesin dokumente të falsifikuara, duke bërë bashkëpunë në fshehjen e krimit.
Sali Berisha: Irena me 5 mbiemra, fytyra e vërtetë e sistemit të ri gjyqësor, kryetarja e GJKKO. Tani është kryetare nderi e Gjykatës Speciale. Ajo ka kontratën më të çuditshme në Shqipëri, në rajon dhe në Europë. Kjo kontratë është pranuar si dokument zyrtar, megjithëse nuk ka asnjë noterizim. Kjo kontratë është pranuar si dokument zyrtar nga vetorët e Edi Ramës, për të justifikuar paratë e saj të krimit dhe për ta mbajtur në shërbim. Kontratë qiraje e lidhur në Fier më datë 13 shkurt 1996 me palët kontraktuese shkruajnë në kontratë:
Kjo kontratë e 13 shkurt 1996, hartohet në pajtim me nenet 801, 825 të Kodit Civil. Kodi Civil i miratuar në 1994 ka patur gjithsej 280 e ca nene. Kodi Civil i miratuar pak vite më parë është me rreth 1 mijë nenë. Irena me 5 mbiemra, monstra njerëzore, firmos një kontratë, paraqet një kontratë të firmosur në 1996, të lidhur sipas një Kodi Civil të miratuar në 2015.
Kjo kontratë turpëron edhe shtetin e gomarit, Por paraja denigron njerëzit në atë shkallë sa i transformon.
Gazetarja: Po aludoni që është koment i falsifikuar?
Berisha: Po ca mund të jetë kjo. Kjo kontratë falso, turpi, është pranuar nga vetorët e Edi Ramës si dokument i vërtetë. Ka akoma më shumë, megjithëse ata u janë drejtuar Tatimeve të Fierit, a ekzistojnë dokumente për këtë shumë prej 60 mln lekësh para të pista të Irenës me 5 mbiemra, që mashtron. Tatimet i thonë se nuk ka gjurmë, nam as nishan të këtyre parave.
Çfarë bëjnë vetorët me 5 mbiemra, e pranojnë dhe i thonë Irenës me 5 mbiemra shko dhe paguaj tatimet që nuk ke paguar në 1996 për 60 mln lekë. Ka shtet më të pafytyrë. Pra, vetorët pranojnë një dokument falso, për të cilin ajo duhet të shkojë atje ku e ka vendin. Vetorët i kërkojnë të paguajë edhe taksën, bëhen bashkautorë në krimin e Irenës me 5 mbiemra.
Prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Dumani, Altin Troplini, nga Olsi Çela, dhe UIsi i cili fut dokumente në çantën Louis Vuitton aty ku ka futur edhe 500 mijë eurot si ryshfet. Prej 15 muajsh Irena Tallet me ta, i poshtëron, tregon që këta nuk kanë asgjë të përbashkët me një zyrtar dhe nuk guxojnë që për shkak të shërbimeve që u ka kryer, ti tregojnë vendin.
KLGJ që duhej brenda 15 ditëve të vepronte mbi bazën e vulës që ka në dorë, përpiqet ta transferojë tek Prokurori i Përgjithshëm, ndërsa ky i fundi tek Ulsiu, që bën kërkesa dhe i drejton në mënyrë të atillë që të fshihet krimi i Irenës me 5 mbiemra.