Vendosni fjalën kyçe....

Trump dyfishon tarifat për çelikun e importuar nga 25% në 50%


Presidenti Donald Trump njoftoi të premten se Shtetet e Bashkuara do të dyfishojnë tarifat për çelikun e importuar, nga 25% në 50%, në një përpjekje për të mbrojtur industrinë dhe punëtorët amerikanë të çelikut.

Duke folur nga një fabrikë e US Steel në West Mifflin, Pensilvani, përpara një grupi punonjësish që e pritën me duartrokitje, Trump tha se ky ishte një “njoftim i rëndësishëm” dhe theksoi vendosmërinë e tij për të forcuar mbrojtjen e prodhuesve vendas.

“Do ta rrisim tarifën për çelikun në SHBA nga 25% në 50%. Kjo do të sigurojë edhe më tej industrinë tonë. Askush nuk do të mund ta anashkalojë këtë”, tha ai.

Sipas Trump, fillimisht ishte marrë në konsideratë një tarifë 40%, por drejtuesit e industrisë kishin kërkuar 50%, duke argumentuar se kjo masë është e domosdoshme për të frenuar konkurrencën e padrejtë nga jashtë.

“Me 25% ata mund ta kalojnë atë gardh”, tha Trump. “Me 50%, askush nuk po e kalon dot.”

Presidenti më vonë njoftoi në rrjetet sociale se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi të mërkurën, më 4 qershor./CNN