Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet nga pallati ku punonte, ndërron jetë 48-vjeçari nga Bosnjë Hercegovina


Një 48-vjeçar nga Bosnja Hercegovina ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga lartësia në pallatin ku punonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pallat në ndërtim në rrugën “Brigada VIII” në Tiranë.

Njoftimi

“Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”