Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 30-vjeçari në Shijak, shpallet në kërkim babai, sekuestrohen armë zjarri në banesë


Policia e Shijakut ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double”, që kishte për qëllim kapjen e personave që posedojnë armë pa leje dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë S. S., 30 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim babai i tij, Sh. S., 54 vjeç, banues në Maminas.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan:

1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 4 karikatorë, 157 fishekë luftarakë

Njoftimi:

Shijak/Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”.

Mbanin në banesën e tyre në Maminas, 1 kallashnikov dhe 1 pistoletë, arrestohet 30-vjeçari dhe shpallet në kërkim babai i tij.

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri pa leje dhe janë rrezik potencial për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak finalizuan operacionin “Double”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 30 vjeç dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Sh. S., 54 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e tyre në Maminas, u gjetën 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

Punohet për kapjen e 54-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.