Vendosni fjalën kyçe....

Vezët burimi i infektimit në kopshtin e Gramshit, analiza konfirmon praninë e salmonelës


Burime për BW bëjnë me dije se rezultatet përfundimtare të analizave kanë konfirmuar se vezët ishin produkti që shkaktoi infektimin me salmonelë në kopshtin nr. 1 në qytetin e Gramshit. Sipas këtyre të dhënave, vezët e përdorura në kuzhinën e institucionit rezultuan të kontaminuara me bakterin Salmonella spp.

Më herët, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kishte njoftuar se mostrat e qumështit dhe mishit të pulës të marra si nga subjekti furnizues në Tiranë, ashtu edhe në Gramsh, kishin rezultuar të pastra nga ky tregues bakterial.

Komunikim për publikun i AKU

Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.

Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.

Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces.

Sapo të kemi këtë informacion, AKU do të vijojë me informimin e mëtejshëm të publikut.

Ndërkaq kujtojmë se javën e kaluar dhjetra fëmijë në qytetin e Gramshit shfaqen shenja helmimi, të cilatu dyshaun se janë shkaktuar nga ushqimi i konsumuar në një kopsht shtetëror.

Shërbimi i ushqimit në këtë institucion ofrohet nga një kompani private përmes sistemit të kateringut.

Fillimisht, prindërit dyshuan për një virus stinor, por analizat mjekësore kanë treguar intoksikacion nga salmonela një bakter që zakonisht përhapet përmes ushqimit të kontaminuar.