Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nxjerr videon: Në zyrat paralele të PS-së u bë “treni bullgar”, farsa e 11 majit s’mund të njihet


Kreu i PD-së Berisha përsëriti qëndrimin e tij për mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit, të cilat i quajti farsë.

Në një denoncim me video nga selia blu, ai nxorri pamjeet e zyrës në Tiranë, e cila u denoncuar një ditë para zgjedhjeve nga Belind Këlliçi.

Berisha theksoi se zyrat si ajo në video ishin zyra paralele të cilat u përdorën për manipulimin e votës me formulën e “trenit bullgar”. Ai përmendi me emër Enkelejda Ymerajn, drejtoreshën e qendrës së inovacionit që shfaqet ne video.

“Mercenarë të paguar bëjnë çdo gjë që të justifikojnë dhe t’u servirin shqiptarëve farsën elektorale si proces zgjedhor. Këta, edhe njëherë, në minimum mercenarë, që nxijnë letra, shkrime, artikuj dhe të tjerë, janë mashtrues kongenitalë dhe falsifikatorë të paskrupullt. Ata duan të paraqesin, duan të gjejnë në universin e farsës, ishuj në të cilët pretendojnë se ishte paqja në zgjedhje. Këtu do paraqes pak qendrat paralele elektorale me qendrat e votimit të PS, ku zyrtarë të niveleve të larta, qëndrojnë të fshehur, klandestinë, për të drejtuar operacionin e trenit bullgar dhe paguar votat që blejnë. Zyra sekrete pa asnjë shenjë elektorale, në të cilën tentojnë të fshihen prapa xhamit. Ikën me çantën me dokumente. Kjo, Enkelejda Ymeraj, drejtoreshë qendrore e inovacionit. Me kapuçon se kërkon të maskohet. Një kriminele me detyra të larta. Dhe si ia mbathin, shikoni si ikin…Kjo duket si Kokona, po nuk di nëse është ajo apo ndonjë tjetër. Famozja Kokona.” – tha Berisha.