
Dy murgesha braziliane janë bërë virale pasi hodhën një seancë të improvizuar beatbox dhe kërcimi gjatë një programi televiziv katolik.
Motrat Marizele Kasiano dhe Marisa de Paula, anëtare të kongregacionit “Copiosa Redençao”, po flisninë kanalin televiziv Pai Eterno (Babai i Përjetshëm) të Brazilit kur nisën të këndojnë për thirrjen në jetën fetare, shkruan CNN.
Dyshja u ngritën në këmbë dhe u futën në një rutinë të kompletuar me këngë, beatbox dhe lëvizje kërcimi.
Pastaj prezantuesi, dhjaku Giovani Bastos, iu bashkua dyshes në një shfaqje që tani është parë nga miliona në mediat sociale në Brazil dhe jashtë saj.
“Ai çast ishte shumë spontan, sepse me motrën Marisa, nëse nisni një ritëm, ajo do kërcejë. Dhe unë jam mësuar të këndoj, të bëj beatbox, kështu që për ne ishte shumë e thjeshtë, spontane dhe në të njëjtën kohë shumë befasuese të shihje se ajo u bë virale edhe jashtë Brazilit,” tha Motra Marizele.
Motrat janë të përkushtuara për të rinjtë që po luftojnë me varësinë nga droga. Ata thonë se muzika ka qenë një mjet i fuqishëm për të ndihmuar ata në nevojë.
“Beatbox, vallëzimi dhe vetë këngët, janë mjete që Zoti i përdor për të arritur zemrat e njerëzve me të cilët punojmë. Dhe funksionon! Është bukur ta shohësh këtë.” – tha Motra Marizele.
Ndërsa motra Marisa nuk ka asnjë llogari në Instagram, Motra Marizele ka kaluar 100,000 ndjekës që kur beatbox-i i saj u bë viral.