Vendosni fjalën kyçe....

“Kam besim të plotë në përkushtimin e Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Shqipëri”  Berisha


Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë për farsë elektorale më 11 maj.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, kryedemokrati tha se veprimet e qeverisë me bonuse, shpërblime e falje gjobash para zgjedhjeve dhe bashkëpunimi me ato që i quajti kartele droge në vend faktojnë farsën elektorale.

“Një qeveri kurrë s’mund të shpërndajë bonuse e shpërblime në periudhë zgjedhjesh, nuk mund të falë gjoba e kamatëvonesa dy ditë para zgjedhjeve. Këto bëjnë të paktën 300 milionë euro të dhëna qytetarëve. Një qeveri nuk mund të shndërrojë punonjësit e saj në punëtorë elektoralë. Strumbullari i farsës elektorale është shteti elektoral. Çfarë ndodhi pas operacionit, asgjë. Një turp, turp i madh. Troplinët janë karteli më i fuqishëm i drogës në Europë pasi janë karteli me port. Ju kujtohet si erdhi kontejneri dhe nuk u shkarkua në port, por erdhi u shkarkua në magazinat e tyre dhe më pas u kthye prapë në port. Nuk ndodh asgjëkundi kjo. Nuk ka kartel si ai i Suel Çelës që kontrollon rrugët e heroinës. Apo si Bajrat që kanë bërë dhjetëra vrasje.” – tha Berisha.

Më tej ish-kryeministri tha se ka besim të plotë te Parlamenti Evropian për votën e lirë të shqiptarëve.

“Kam besim të plotë në përkushtimin e Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Shqipëri. Sot përfundojmë raportin e dytë të përditësuar dhe brenda një kohe të shkurtër do paraqesim raportin përfundimtar që do u dërgohet parlamentarëve të vendeve anëtare, ministrive të jashtme. Kemi shumë besim te Parlamenti Evropian, do u tregojmë dokumentet. Do bëjmë analizën tonë dhe do bëjmë qëndresën tonë.” – tha Berisha.