Vendosni fjalën kyçe....

Dështon për të 23-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës


Edhe pas 23 përpjekjeve nuk është konstituar Kuvendi i Kosovës.

Komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit  nuk mori votat e mjaftueshme për t’u ngritur.

Nga 111 deputetë që ishin në sallë, 55 deputetë votuan për, një kundër dhe s’pati abstenim, shkruan Koha.

Është hera e 15-të që ky komision nuk merr votat e shumicën. Seanca e radhës është caktuar më 31 maj në ora 10:30.