Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i shumëfishtë në Fier, përplasen katër automjete


Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ku katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti të shumëfishtë.