
Banka e Shqipërisë ka prezantuar raportin e tranzicionit të Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi rëndësinë e harmonizimit të politikave industriale të vendit me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Sejko u shpreh se ndihma shtetërore duhet të përqendrohet në firmat me potencial të lartë dhe se politikat industriale duhet të mbështesin sektorët që janë më të mundshëm për të sjellë rritje të qëndrueshme.
“Ndihma shtetërore duhet të koncentrohet në firmat me potencial të lartë.
Politikat industriale sot kanë të bëjnë me nxitjen e sektorëve për të ardhmen. Për shumë vende të BERZH rruga për rritjen përmes sektorëve tradicional është vështirësuar, në vend të saj është shfaqur një mundësi e re, eksporti i shërbimeve të digjitalizuara, si teknologjia e informacionit e dizajni.
Politikat që ndërmarrim duhet të jenë të harmonizuara me procesin e integrimit.
Rroli i BSH i pazëvendësueshëm, ne nuk hartojmë politika industriale por kontribuojnë në to.
PBB u rrit me 4 përqind në 2024, inflacioni mbeti në 2 përqind dhe raporti i kredive me probleme ra në nivel historik”, tha ai.