Vendosni fjalën kyçe....

Berisha ndaj përgëzimeve të Ambasadës Amerikane: Lexoni deklaratat e mëparshme për zgjedhjet, për të kuptuar cili ishte thelbi i kësaj


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila përgëzoi popullin shqiptar për zgjedhjet lokale të 11 majit, të fituara nga Partia Socialiste.

Në një deklaratë për mediat, Berisha sugjeroi që për të kuptuar thelbin e kësaj përgëzimi, duhen krahasuar deklaratat e mëparshme të diplomacisë amerikane për zgjedhjet në Shqipëri dhe në vende të tjera. 

“Ambasada përgëzoi popullin shqiptar. Tani, çfarë sugjerimi kam unë? Lexoni të gjitha deklaratat e mëparshme të asaj ambasade për zgjedhjet, për të kuptuar më mirë cili ishte thelbi i kësaj deklarate. Lexoni atë të vitit 2021. Lexoni pak disa nga deklaratat e sekretarit të shtetit Rubio për zgjedhjet në disa vende të botës dhe do ta kuptoni çfarë përfaqëson ajo deklaratë,” tha Berisha.

Ndërkohë, Berisha paralajmëroi Ilirjan Celibashin, duke i kërkuar të dorëzojë çdo dokument që kërkohet në përputhje me ligjin dhe të hedhë poshtë qëndrimin e tij të turpshëm ndaj Ilir Rusmailit.

Sipas Berishës, Celibashi është shfaqur si një “mercenar” i Rusmailit, një figurë që “nuk ka asnjë parim dhe ka votuar për të mos dhënë procesverbalet për QV të Partisë Demokratike në Kukës, ku ne kemi fituar.”

“Paralajmëroj Ilirjan Celibashin që të dorëzojë çdo dokument që kërkohet në përputhje me ligjin dhe të hedhë poshtë qëndrimin e turpshëm prej mercenari të Ilir Rusmailit. Një figurë e zhveshur nga çdolloj norme standardi njerëzor, një shërbëtor pa asnjë parim që ka votuar të mos japin procesverbalet e QV kandidatëve apo Partisë Demokratike për Kukësin ku kemi fituar.”