Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kontrolle në Elbasan, sekuestrohen 200 mijë euro dhe dy celularë


Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë dy operacione kontrolli në qytetin e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për një çështje të pazbardhur ende publikisht. Sipas raportimeve të gazetares Klodiana Lala, një nga objektet e kontrolluara ka qenë edhe prona e një biznesmeni lokal.

Gjatë kontrollit të parë, autoritetet kanë sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash, rreth 200 mijë euro. Ndërsa në kontrollin e dytë, i zhvilluar ditën e sotme, janë marrë në cilësinë e provës materiale dy aparate celularë.