Vendosni fjalën kyçe....

Nisen nga Italia drejt kampit të Gjadrit 30 emigrantë


30 emigrantë të kombësive të ndryshme janë nisur nga Italia drejt kampit të ngritur në Gjadër të Lezhës.

Ata janë nisur nga Brindizi të martën në mëngjes dhe pritet të mbërrijnë të mërkurën në Shqipëri.

Bashkë me grupin e fundit të emigrantëve të nisur, në Shqipëri bëhen gjithsej 50 emigrantë.

Çështja e kampit të Gjadrit po shqyrtohet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut pas një vendimi të GJykatës së Romës, sipas së cilës arrestimet e emigrantëve në Mesdhe janë të paligjshme.