
Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ndaj videos që u bë virale ku gruaja e tij, Brigitte Macron, shihet duke ia larguar fytyrën teksa zbresin nga një aeroplan në Vietnam, pjesë e një turi në Azinë Juglindore.
Nga Hanoi, ku ndodhet për vizitë zyrtare, Macron tha se pamjet janë të vërteta, por theksoi se interpretimi i tyre është i tepruar dhe i pavend.
“Ka një video që më tregon duke bërë shaka dhe duke ngacmuar gruan time, dhe kjo në njëfarë mënyre është shndërruar në një katastrofë gjeo-planetare, me njerëz që shpikin teori për ta shpjeguar,” u shpreh Macron.
Presidenti francez kritikoi përdorimin e videos në rrjet si armë manipulimi: “Videot janë të vërteta, por shpesh njerëzit i interpretojnë dhe i shfrytëzojnë për të nxjerrë përfundime absurde.”/CNN
