Vendosni fjalën kyçe....

Igli Tare drejtor sportiv i Milanit, gur kilometrik në karrierën e tij dhe futbollin shqiptar


Igli Tare është emëruar drejtor sportive i Milanit, klubit më të suksesshëm italian në Evropë dhe botë me 7 Liga Kampionesh të fituara përgjatë historisë. Para emërimit te kuqezinjtë, Tare ka qenë drejtor sportiv i Lacios për disa sezone.

Si futbollist, Igli Tare e ka nisur karrierën herët me fëmijët e Partizanit në vitin 1982 kur ishte vetëm 9 vjeç. Pas emigrimit në Gjermani në moshën 19-vjeçare, Tare nisi një karrierë të artë që e pa atë të luante si sulmues me Karlsruhen, Fortuna Dyseldorfin e Kajzerslauternin në Gjermani para se të kthehej në Itali ku luajti me Breshian, Bolonjën e Lacion.

Tare ka shënuar 74 gola gjatë karrierës si futbollist me klubet.

Me kombëtaren e Shqipërisë Tare ka qenë ndër lojtarët më të spikatur duke luajtur 68 ndeshje dhe shënuatr 10 gola gjatë një karriere të shtrirë për një dekadë 1997-2007.