
Komisioni Evropian po heton katër faqe të mëdha me përmbajtje pornografike – Pornhub, Stripchat, XNXX dhe XVideos, mbi shqetësimet se ato nuk po mbrojnë të miturit në internet.
Hetimet po kryhet nën Aktin e Shërbimeve Dixhitale, i cili përcakton se si kompanitë e teknologjisë duhet të kontrollojnë internetin dhe synon t’i mbajë qytetarët evropianë të sigurt në internet.
“Hapësira në internet duhet të jetë një mjedis i sigurt për fëmijët.” – tha shefja e teknologjisë e BE-së, Henna Virkkunen.
“Prioriteti ynë është të mbrojmë të miturit dhe t’i lejojmë ata të lundrojnë të sigurtë në internet.”
Hetimi i komisionit pason një analizë të të dhënave të brendshme të kompanisë dhe përgjigjet ndaj kërkesave formale për informacion.
Komisioni argumenton se masat e marra nga platformat për mbrojtjen e të miturve nuk zbutin rreziqet, pasi faqet nuk kanë, për shembull, masa efektive të verifikimit të moshës ose masa proporcionale për të garantuar një nivel të lartë privatësie dhe sigurie për të miturit.
Shtetet anëtare të BE-së kanë nisur paralelisht një goditje të bashkërenduar ndaj platformave më të vogla pornografike nën juridiksionet kombëtare për të siguruar zbatimin uniform të DSA-së në gjithë bllokun.
Nëse platformat dështojnë në përputhje me DSA-së, ato mund të përballen me masa të përkohshme dhe në fund me gjoba. Kompanitë që nuk respektojnë rregullat e reja dixhitale të BE-së përballen me gjoba deri në 6 për qind të qarkullimit të tyre global, shkruan FT.
Brukseli po zhvillon njëkohësisht një aplikacion për verifikimin e moshës në mbarë BE-në që do lejojë platformat të konfirmojnë se një përdorues është mbi 18 vjeç pa zbuluar informacione personale shtesë. Aplikacioni, i cili është pjesë e një nisme më të gjerë të sigurisë së fëmijëve, do jetë i disponueshëm më vonë këtë vit.
Aylo, kompania mëmë e Pornhub, tha të martën se ishte “plotësisht e përkushtuar për të garantuar sigurinë e të miturve në internet”.
Kompania shtoi se “do jetë gjithmonë në përputhje me ligjin, por shpresojmë që qeveritë në mbarë botën të zbatojnë ligje që mbrojnë sigurinë dhe sigurinë e përdoruesve” me moshat e verifikuara në nivelin e pajisjes dhe jo nga operatorët individualë të faqes.
Stripchat, XNXX dhe XVideos nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.