
Kreu i PD-së Berisha tha sot se e kishte mbështetur Lulzim Bashën si i ri me të ardhme ndërsa theksoi se ai ishte zgjedhur nga anëtarësia.
Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, ku denoncoi zgjedhjet e 11 majit si farsë, Berisha tha se fjalimi i fitores nga Rama ngjante më shumë si takim mortor.
“Humba një palë zgjedhje që nuk ishin farsë dhe dhashë dorëheqjen. Nuk e zgjodha unë atë, Bashën e zgjodhi anëtarësia e PD-së, por unë e mbështeta. Ai ishte i ri, nuk ishte përgjegjësia ime ajo. Unë nuk udhëhiqem nga paragjykimi, mendova se një gjeneratë e re do jetë shans i madh për forcën politike. “Festa e PS-së dhe farsës elektorale sikur të ishte një takim mortor. Asnjë buzëqeshje në fytyrë, mjaftonte t’i lexojë fytyrat. Me përfaqësuesit e narkoshtetit, bandat më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës, të karteleve të drogës, Troplinit, Arkend Ballën, Sara Milen, Anui Dyrmishin, grupin e kartelit të Elbasanit, përfaqësuesit të Shytëve, Julianit të Pashakos, Renato Salihit dhe Arben Qimes, përkatësisht Klosi, pezaku apo jopezaku, Klodjan jahja, Korreshi dhe përfaqësues të tjerë, të Bajrëve, Tukut, përkatësisht Shkodër dhe lezhë, Tërmet Peçëve, e shumë përfaqësuesve të tjerë të botës së krimit”, tha Berisha.