Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Milano 45-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesë e një rrjeti kriminal ndërkombëtar të trafikut të drogës


 

Një shtetas 45-vjeçar, i shpallur në kërkim që nga nëntori i vitit 2024, u arrestua në Aeroportin Malpensa të Milanos, menjëherë pas mbërritjes nga Shqipëria. Arrestimi u krye në kuadër të një operacioni të përbashkët nga Shërbimi Qendror i Operacioneve të Policisë italiane dhe Guardia di Finanza e Vareses.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit në Itali, i arrestuari kishte shmangur më parë ekzekutimin e një urdhër-arresti të lëshuar gjatë operacionit “Moby Dick” – një aksion i gjerë policor që kishte çuar në shpalljen e 43 masave sigurie kundër një grupi të dyshuar për trafik ndërkombëtar të drogës. Organizata kishte shtrirje në disa vende të Evropës, si dhe në Dubai e Singapor.

Hetimet kanë zbuluar se grupi funksiononte si një sindikatë kriminale shumëkombëshe, duke përdorur një sistem kompleks mashtrimi për të kryer pastrimin e TVSH-së brenda Bashkimit Evropian, me një dëm të vlerësuar prej rreth 600 milionë euro për buxhetet publike.

Përveç përfshirjes në trafik droge, 45-vjeçari përballet me akuza të tjera të rënda, përfshirë mashtrimin brenda komunitetit dhe pastrimin e parave, me elementë të metodës mafioze dhe të strukturave të tipit “kamorrë”.

Arrestimi konsiderohet një sukses i rëndësishëm në përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar.