Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 60-vjeçari në Durrës, i dënuar në Itali për marrëdhënie seksuale me vajzën e tij


Policia e Durrësit ka arrestuar një 60-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. I arrestuari është Nikolla Llogo, banues në Durrës.

Operacioni i koduar “Operacionalja 46” u zhvillua nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Policinë e Durrësit. Llogo ishte në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Bolonjë e kishte dënuar me 5 vjet e 10 muaj burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”. Ngjarja ka ndodhur në komunën Noceto, në Itali, dhe viktima dyshohet të jetë vajza e tij.

Njoftimi: 

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”.

I dënuar në Itali, me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, kapet në Durrës nga Operacionalja, 60-vjeçari.

Në vijim të punës për gjurmimin për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, siguruan informacion për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia italiane.

Bazuar në informacionin e marrë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit Nikolla Llogo, 60 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 23.05.2025 nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij), ngjarje e ndodhur në komunën Noceto, Itali.

Vijon puna për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë.