
Pasi kanë kaluar më shumë se dy javë nga zgjedhjet e 11 Majit, kur tashmë rezultati është certifikuar edhe nga KQZ në të gjitha qarqet, ka ardhur reagimi i parë zyrtar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
NË reagimin e saj të shkurtër, ambasada uron popullin shqiptar, njëkohësisht vijimin e partneritetit me Shqipërinë.
Ambasada e SHBA: Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.
