Vendosni fjalën kyçe....

Rama paralajmëron ndryshime të rëndësishme në parti dhe qeveri


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria dhe Partia Socialiste do të ndërmarrin ndryshime të rëndësishme në funksion të mandatit të katërt qeverisës, duke theksuar se është koha për reflektim, lëvizje të reja dhe mirëkuptim të brendshëm e ndërkombëtar.

“Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade. Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se është e nevojshme të shihet ndryshe mënyra e të bërit politikë dhe të bëhen disa gjëra ndryshe, përfshirë ndryshime në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri.

“Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt”, deklaroi kreu i qeverisë.