
Kreu i PD-së Berisha akuzoi me emra mbrëmjen e sotme personat që sipas tij kanë ndikuar në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Fierit, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama për farsë elekotrale.
I ftuar në “Çim Peka Live” kreu i opozitës tha se beteja për votën e lirë do vijojë dhe nuk do ndalet si brenda Shqipërisë ashtu edhe me qeveritë e vendeve të BE-së dhe në SHBA.
“Jemi në kushtet e një farse elektorale shumë evidente, të paralajmëruar botërisht me dokumente ndërkombëtare. E vërtetuar katërcipërisht nga administrimi i zgjedhjeve. Beteja vazhdon. Është betejë në vazhdim. Unë i përmbahem atij parimi që PD duhet të garantoj rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë. Kjo është një betejë në vazhdim. Nuk kisha unë iluzion se ka zgjedhje të lira me Edi Ramën. E kam thënë para fushatës dhe gjatë fushatës. Ka kartelet e drogës dhe krimit, të cilët përdhunojnë votën e një qyteti, e një qarku, që diktojnë jo vetëm listat, por edhe votat. Janë me firmë. Shytët kanë kandidatin e tyre, një Kiduina Zaka një vajzë. E kanë në listë të mbyllur dhe përveç se kanë futur atë në listë të mbyllur, ata kanë mbështetur fuqishëm kandidatët të tjerë në Lushnje dhe Fier. Kanë mbështetur Korreshin dhe Ceno Klosin. Po kështu Juli i Pashakos, është i kudogjendshëm edhe pse është në kërkim ndërkombëtar. Ben Qimen e futi Belinda Balluku në kërkim dhe nga kërkimi ose do mbështesësh Zeqinenë ose do të kapim. Renato Salihi, o do kapesh ose do mbështesësh Cenon. Ose një tjetër, Jahja, ca është. Mora këtë se nuk është përfolur për qarkun e Fierit dhe Lushnjes.” – tha Berisha në Syri Tv.