Vendosni fjalën kyçe....

I kapet drogë me vlerë rreth 400 mijë euro, pranga 39-vjeçarit në Rinas


Një 39-vjeçar është arresuar në Rinas pasi i është kapur një valixhe ku u gjetën 19.4 drogë e dyshuar kanabis.

Në pranga ka rënë Dhimitër Shehu, banues në Tepelenë.

I riu vinte nga Tajlanda ndërsa droga e kapur vlen në treg rreth 388 mijë euro sipas policisë.

Njoftimi

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të  zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri, është goditur një tjetër rast i tentativës për futje të lëndës narkotike me përqindje të lartë  të lartë THC. Pas informacioneve të siguruara nga   Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë  Kriminale  në Policinë e Shtetit dhe regjistrimit të procedimit penal në Prokurorinë e Tiranës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë  në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të këtij procedimi proaktiv, finalizoi operacionin policor antidrogë të koduar  “Pako 6”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. Sh.,39 vjeç, banues në fshatin Kras, Tepelenë.

39-vjeçari që udhëtonte nga Tajlanda në Shqipëri, kishte me vete një valixhe me 19 kg e 400 g lëndë narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, e cila iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”