Vendosni fjalën kyçe....

“Arkend Troplini kaloi me vota edhe Ramën, Dumani s’i prek bizneset e kartelit të Durrësit” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama për farsë zgjedhore më 11 maj.

Ai deklaroi se krimi i organizuar caktoi dhe mbështeti kandidatët për deputet të PS-së duke përmendur kandidatin e listës së hapur në qarkun e Durrësit, Arkend Balla.

“Përpjekjet për të injoruar ndikimin në farsën elektorale të karteleve të drogës, organizatave dhe grupeve kriminale, të koordinuara nga Ergys Agasi, përbëjnë një krim tjetër madhor dhe të shëmtuar, dimension tipik të farsës elektorale të narkoshteteve. Kandidati i kartelit Troplini, karteli më i fuqishëm i kokainës në Ballkan dhe ndër më të fuqishmit në Europë, i cili është i vetmi kartel me port në dispozicion, është karteli që kontrollonte në çdo metër katror portin e Durrësit, është karteli që bënte çdo emërim dhe anulonte çdo shkarkim në këtë port, duke filluar nga pozicioni i fshesarit te vinçieri, drejtori dhe me radhë. Është karteli që kontrollon me dhjetëra biznese të paprekura nga Altin Dumani. Është karteli që një vit më parë do gjendej me 3 milionë euro dhe që nuk u ndodhi asgjë. Ky kartel kishte përcaktuar Arkend Ballën si ministër të ardhshëm të Brendshëm të Shqipërisë. Në marrëveshjen Agasi-Rama-Doçi, që është nipi i Troplinëve, por eksponent i spikatur, perandoria e kartelit Troplini shtrihet nga Peruja në Europën e Veriut. Pra, ky kartel nxori Arkend Ballën 5 mijë vota më të votuar se Edi Ramën në vitin 2021. Kërkon t’u shesë shqiptarëve për zgjedhje këtë farsë të shëmtuar droge dhe krimi. Arkend Troplini, në vitin 2021, si Arkend Balla, mori gjithsej 2500 vota. Dhe kur u konvertua në Arkend Troplini, mori 21 mijë vota.” – tha Berisha.