Vendosni fjalën kyçe....

Shkodër/ Ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale, vihet në pranga 31-vjeçari


Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Arlind Kajoshi, 31 vjeç, banues në Shkodër, ishte shpallur më kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

 

Njoftimi i policisë:

I shpallur në kërkim për disa vepra penale, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari

Në zbatim të planit të masave për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim,  bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:

– A. K., 31 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur më kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”,

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. H., 27 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër,  për veprime të mëtejshme.