Vendosni fjalën kyçe....

Partia Demokratike kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës, depoziton kërkesë në KQZ



Partia Demokratike ka kërkuar në mënyrë zyrtare përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Kukës për shkak të parregullsive të dyshuara gjatë procesit zgjedhor të 11 majit. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franci Nuri, ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) një kërkesë për shpalljen të pavlefshme të rezultateve në këtë qark.

Në kërkesë, PD ngrit pretendime për përdorimin e aseteve shtetërore në mënyrë të paligjshme gjatë fushatës, shitblerjen e votave si dhe për parregullsi të lidhura me votën e diasporës.

PD kërkon që KQZ të marrë në konsideratë këto prova dhe të ndërmarrë hapa për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent në Kukës.