Vendosni fjalën kyçe....

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime për shkelje gjatë zgjedhjeve, 7 persona të arrestuar



Prokuroria e Përgjithshme ka bërë publik bilancin paraprak të veprave penale të lidhura me procesin zgjedhor të 11 majit, deri më datë 22 maj 2025. Në total janë regjistruar 107 kallëzime penale për vepra që lidhen me shkelje të Kodit Penal në fushën e zgjedhjeve.

Sipas të dhënave zyrtare, këto kallëzime janë raportuar nga:

* Policia gjyqësore në 64 raste,
* SPAK në 17 raste,
* Subjekte politike në 9 raste,
* Vetë qytetarë në 6 raste,
* Kallëzime kryesisht në 11 raste.

Shpërndarja gjeografike tregon se numri më i madh i kallëzimeve është regjistruar në Tiranë (33), ndjekur nga Dibra (17), Elbasani (12), Lezha (8) dhe Fieri (10). Në total janë regjistruar 47 procedime penale mbi bazën e këtyre kallëzimeve.

Prokuroria ka dërguar 6 prej kallëzimeve për kompetencë në SPAK, ndërsa për 16 kallëzime është vendosur mosfillimi i çështjes. Deri tani:

* Janë dërguar në gjykatë dy çështje, një në Dibër me një të pandehur pa masë sigurimi dhe një në Gjirokastër për të cilën është kërkuar pushimi.
* Në një rast tjetër në Gjirokastër është kërkuar gjykim i drejtpërdrejtë.

Janë arrestuar në flagrancë 7 persona për shkelje të lidhura me zgjedhjet:

* 4 në Tiranë,
* 1 në Elbasan,
* 1 në Lezhë,
* 1 në Fier.

Gjithashtu, janë lëshuar 4 urdhër-ndalime nga Prokuroria e Elbasanit.

Bilanci përfundimtar i hetimeve mbetet ende i hapur, pasi pjesa tjetër e kallëzimeve ndodhen në fazën e verifikimit.