Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Lezhë 28-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar


Policia e Lezhës ka arrestuar një 28-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili do të ekstradohet drejt Kosovës. Shtetasi K. H., banues në Rrilë të Lezhës, ishte kërkuar nga autoritetet kosovare pasi Gjykata Themelore e Prizrenit kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Njoftimi:

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

 

Kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës një 28 vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”,  kapën dhe arrestuan  me qellim ekstradimi drejt Kosovës, shtetasin K. H., 28 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, Kosovë, më datë 12.05.2025, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës  penale “Vjedhje e rëndë”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet Kosovare vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.