
Të arrestuarit në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Ura” do të paraqiten sot përpara Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do të vendoset masa e sigurisë për secilin prej tyre.
Kliko Operacioni Ura për të lexuar dosjen e plotë
Operacioni, i koordinuar mes autoriteteve shqiptare dhe agjencive partnere ndërkombëtare, çoi në arrestimin e 28 personave të dyshuar për përfshirje në një rrjet të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe shuma të mëdha parash.
Të arrestuarit janë:
Indrit Tafili, Orget Shqevi, Artan Sulejmani, Orges Molla, Sueld Elezi, Ekil Nderjaku, Hasan Nderjaku, Altin Morina, Armand Tragaj, Rando Aliu, Musa Korça, Alfred Hysa, Altin Pjetri, Ligor Çombashi, Edmond Çupi, Naim Behluli, Edison Cukaj (Çukaj), Serxhio Shkodra, Bexhed Mema, Emri Hysenaj, Artuar Shkoza, Sokol Istrefi, Ervin Zeqiri, Gezim Thartori, Ledio Bardhi, Juxhin Drazhi, Erind Lasku dhe Elvis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”).
Seanca pritet të përcaktojë nëse ndaj tyre do të jepet masa e sigurisë “arrest me burg”, “arrest shtëpie” apo masa të tjera alternative. Autoritetet kanë bërë me dije se hetimet vijojnë edhe në shtete të tjera, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.