
Pas përfundimit të fushatës dhe zgjedhjeve të 11 majit, Klevis Balliu ka zhvilluar një takim me demokratët e Degës nr. 10 në kryeqytet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ndau pamje nga takimi dhe falënderoi mbështetësit e tij për angazhimin gjatë fushatës.
“Me demokratët e nderuar të Degës 10, me të cilët pata kënaqësinë dhe privilegjin të punoja në këtë fushatë. Shfrytëzoj këtë rast t’i falënderoj për punën e tyre të shkëlqyer,” shkruan Balliu.
Duke iu referuar situatës politike, ai shtoi: “Qeveria e ardhur me trena bullgarë dhe Xhabafto-procese nuk do të qëndrojë kurrë në këmbë.”